Muharrem Jashari i pandalshëm në Ukrainë - për të dytën ndeshje me radhë shënon gol dhe asiston
26/08/2024
Muharrem Jashari ka vazhduar me paraqitje shumë të mira me fanellën e LNZ Cherkasyn, duke qenë protagonisti kryesor në fitoren ndaj Karpaty Lviv. LNZ Cherkasy ishte duke humbur pas pjesës së parë me rezultat 1-0, për ta kthyer rezultatin në pjesën e dytë dhe për të fituar me rezultat 2-1.Fillimisht Jashari asistoi te goli i barazimit që u shënua nga Gennadiy Pasich në minutën e 61-të.Jashari arriti të shënojë golin e fitores në minutën e 77-të për 2-1.


