Please enter at least 3 characters.

‘Muffins’ të njelmët me fjolla tërshëre pa gluten

2020/10/IMG_20200426_084109-e1593759013987.jpg

Kombinimi i proshutës dhe domateve, këtyre muffinsëve u jep një shije të veçantëPërbërësit e nevojshëm:- 2 kokrra vezë;- 40 g fjolla tërshëre pa gluten;- kripë;- piper;- proshutë;- domate.

Përgatitja:

Në një enë tundni vezët dhe shtoni proshutën e prerë imët, domaten.

Mund të shtoni edhe qepë, ajkë apo djathë sipas dëshirës suaj.

Qitni kripë dhe në fund shtoni fjollat e tërshërës të cilat më parë i keni bluar.

Të gjitha përzieni mirë dhe qitni në kallëpe për muffins.

Piqni në 180 gradë Celsius rreth 20 minuta.

Ju bëfshin mirë! – transmeton Telegrafi.