Please enter at least 3 characters.

MTV EMAs 2021: Lista e plotë e fituesve

2021/11/MTv-2-e1636927366383.jpg

MTV Europe Music Awards 2021, si gjithmonë, edhe këtë herë ka qenë një eveniment për t’u mbajtur mend.

Me performancat nga Ed Sheeran, Maluma, Yungblud, Kim Petras dhe shumë të tjerë, kjo ceremoni e ndarjes së çmimeve nuk kishte si të vazhdonte ndryshe, përpos me një atmosferë të mahnitshme.

Justin Bieber udhëhoqi me nominime, me një total prej tetë, përfshirë ‘Artistin më të mirë’, ‘Artistin pop më të mirë' dhe me dy nominime në kategorinë ‘Kënga më e mirë’. Doja Cat dhe Lil Nas X, e ndiqnin nga pas me nga gjashtë nominime.

Të nominuar në këtë eveniment kanë qenë edhe disa artistë shqiptarë, përfshirë Dua Lipën, reperen Loredana Zefi dhe këngëtarin Gjon Muharremaj.

Më poshtë ua sjellim listën me fituesit e këtij edicioni të MTV EMAs 2021:

Artistja më e mirë amerikane: Taylor SwiftGrupi me fansat më të mëdhenj: BTSArtisti më i mirë latin: MalumaGrupi më i mirë britanik: Little MixArtisti më i mirë italian: Aka 7evenArtisti më i mirë brazilian: Manu GavassiArtisti më i mirë spanjoll: AitanaArtisti më i mirë afrikan: WizkidVideoja më e mirë muzikore: Lil Nas X - Montero (Call Me By Your Name)Videoja më e mirë: Billie Eilish - Your PowerAlternativa më e mirë: YiungbludReperja më e mirë: Nicki MinajArtisti më i mirë: Ed SheeranArtisti i ri më i mirë: SaweetieGrupi më i mirë i zhanrit rock: ManeskinBashkëpunimi më i mirë: Doja Cat ft. SZA - “Kiss Me More”Artisti më i mirë në zhanrin elektronik: David GuettaArtisti më i mirë korean: AespaArtisti më i mirë japonez: Sakurazaka46Grupi më i mirë K-Pop: BTS. /Telegrafi/