Please enter at least 3 characters.

MSH: Ushqyerja me gji për një fillim të qëndrueshëm në jetë – ta forcojmë atë që funksionon

Me rastin e Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji, e cila këtë vit shënohet nën moton “Ushqyerja me gji për një fillim të qëndrueshëm në jetë, ta forcojmë atë që funksionon”, Ministria e Shëndetësisë rikujton se ushqyerja me gji është mënyra më natyrale dhe më e sigurt e ushqyerjes së të porsalindurve dhe foshnjave, thuhet në njoftimin e MSH-së.

"Qumështi i gjirit siguron të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e duhur, forcon imunitetin, zvogëlon rrezikun nga shumë sëmundje dhe kontribuon në shëndet më të mirë si për nënën, ashtu edhe për fëmijën.

Në përputhje me rekomandimet e Komitetit për Ushqyerjen me Gji, UNICEF-it dhe OBSH-së, rekomandohet ushqyerja ekskluzive me gji gjatë gjashtë muajve të parë të jetës, e më pas vazhdimi i ushqyerjes me gji, së bashku me ushqimin plotësues të përshtatshëm, deri në moshën dyvjeçare ose edhe më gjatë, në përputhje me nevojat e fëmijës dhe dëshirën e nënës.

Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar për avancimin e politikave shëndetësore që sigurojnë mbështetje për ushqyerjen me gji, përmes forcimit të kapaciteteve të institucioneve shëndetësore, edukimit të punonjësve shëndetësorë dhe mbështetjes së vazhdueshme për gratë shtatzëna, nënat dhe familjet e tyre.

Me rastin e Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji, Ministria bën thirrje për përgjegjësi dhe mbështetje të përbashkët nga punonjësit shëndetësorë, institucionet, punëdhënësit, familjet dhe e gjithë komuniteti, sepse krijimi i kushteve për një ushqyerje të suksesshme me gji është një investim në shëndetin e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm", thuhet në njfotimin e MSH-së./Telegrafi/