Please enter at least 3 characters.

MSH nesër fillon me aksionin për pastrim në Qendrën Klinike

2017/07/Ministria-e-shëndetësisë-MK-me-llogo.jpg

Ministria e Shëndetësisë, njofton aksion për pastrimin e hapësirave të klinikave në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.

Të dielën (16 korrik) nga ora 08:30 deri 16:30 do të organizojë aksion për pastrimin e hapësirës midis klinikave, rrethi i kompleksit të klinikave "Nënë Tereza".

Me këtë rast do të ketë deklaratë për media nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Tarabari në ora 11:00 në parkun tek heliodromi.

Përndryshe Taravari, prej marrjes në dorë të kësaj ministrie, ka premtuar reforma rënjësore në këtë fushë. /Telegrafi/