MSH licencon edhe disa laboratorë privatë për testime serologjike
14/08/2020
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka licencuar edhe disa laboratorë privat në Kosovë për kryerjen e testeve serologjike për COVID-19.
Ndryshe, ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi u kanë bërë thirrje laboratorëve të licencuar për testime për COVID-19 që të mos bëjnë marrëveshje në mes vete për caktimin e çmimit në dëm të qytetarëve të vendit.


