Please enter at least 3 characters.

Mozzik dhe Loredana Zefi shfaqen së bashku në një studio muzikore

2021/02/collage-3-scaled.jpg

Kohëve të fundit ka pasur aludime nga më të ndryshmet se Mozzik dhe Loredana janë kthyer sërish bashkë.

Kjo në bazë të postimeve e shëtitjeve të përbashkëta, megjithëse nuk deklaruan shumë detaje për ribashkimin e tyre.

Sidoqoftë, disa imazhe të tjera që janë publikuar ditën e sotme (e martë) kanë lënë të kuptohet më shumë rreth raportit aktual të dyshes.

Mozzik (Foto: Instagram)

Të njëjtit janë shfaqur së bashku nga një studio muzikore, të cilët siç shihet po punojnë me producentin gjerman, Jumpa.

Nuk është konfirmuar akoma nëse ish-çifti po vijnë me një projekt të përbashkët apo janë duke punuar në këngë solo.

Mozzik në anën tjetër këtë kohë ka qëndruar më shumë në Zvicër e Gjermani, teksa shpesh ka qenë i shoqëruar nga Lori.

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Me këtë të fundit kanë edhe një vajzë së bashku të quajtur, Hana. /Telegrafi/

Mozzik (Foto: Instagram)