Please enter at least 3 characters.

Mourinho përjashton veten nga gara për trajner të Juventusit

2019/05/GettyImages-1142425656.jpg
228:"LONDON, ENGLAND - APRIL 13: Jose Mourinho is seen in the stands prior to the Premier League match between Fulham FC and Everton FC at Craven Cottage on April 13, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Jose Mourinho thuhet se ka vendosur që të largohet nga lista si kandidat për t'u bërë trajner i ardhshëm i Juventusit, kjo për shkak të së kaluarës së tij me Interin.

Sipas AS, Cristiano Ronaldo e propozoi Mourinhon te bordi i Juventusit si një zëvendësim të mundshëm për Max Allegrin.

Dyshja portugeze kanë punuar së bashku në Real Madrid në mes të viteve 2010 dhe 2013.

Mourinho dhe Ronaldo kishin marrëdhënie të shkëlqyera te Reali

Ronaldo thuhet se ka shprehur besimin se tij për Mourinhon dhe se do t'i ndihmonte bardhezinjtë në luftën për Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, gazeta shkruan se ai nuk është i përgatitur për ta thyer raportin e tij me klubin dhe tifozët e Interit.

Nerazzurrët kanë bërë histori me Jose Mourinhon para nëntë viteve në Ligën e Kampionëve, duke i fituar të gjithë troetë.

Mourinho te Interi

Që nga ajo kohë Interi nuk ka fituar asnjë. /Telegrafi/