Please enter at least 3 characters.

Mourinho për fituesin e Topit të Artë: Ndihesha në të njëjtën mënyrë kur e fitoi Modric

2023/10/NINTCHDBPICT000662644301-scaled.jpg
302:"MADRID, SPAIN - APRIL 03: Real Madrid coach Jose Mourinho (R) gives instructions to Luka Modric during the UEFA Champions League Quarter Final match between Real Madrid and Galatasaray at Estadio Santiago Bernabeu on April 3, 2013 in Madrid, Spain. (Photo by Elisa Estrada/Real Madrid via Getty Images)
28:"Real Madrid via Getty Images

“Ballon D'Or 2022” quhet dokumentari i transmetuar sot në Francë. Fituesi i atij çmimi ishte Karim Benzema, lojtari që shënoi 50 gola për Real Madridin  ku 15 prej tyre erdhën në Ligën e Kampionëve.

Në filmin e transmetuar shfaqen disa fytyra të njohura nga bota e futbollit dhe një nga ata që komentoi shpalljen e Benzemas si më i miri në botë ishte Jose Mourinho.

Nga viti 2010 deri në vitin 2013, portugezi drejtoi Benzeman te Reali dhe fitoi tre trofe me të. Ai e krahasoi fitimin e çmimit nga Benzema me vitin 2018, kur Luka Modrić u shpall më i miri.

"Më gëzonte sepse ndonjëherë kam përshtypjen se Topi i Artë jepet për talentin, por diçka mungon. Ndjeva të njëjtën kënaqësi si kur e fitoi Modrić. Një lojtar ekipi. Dhe futbolli është pikërisht ky, një sport ekipor”, ka thënë Mourinho.

Fituesi i Topit të Artë 2023 do të zgjidhet më 30 tetor. Kandidatët kryesor për ta fituar atë janë Erling Haaland, fituesi i tripletës me Manchester Cityn autor i 52 golave ​​në 53 paraqitje sezonin e kaluar dhe Lionel Messi.

Argjentinasi e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës sezonin e kaluar, si dhe ishte kampion i Francës me PSG-në. Ai shënoi 21 gola dhe pati 20 asistime.

Meqë jemi tek Mourinho, aventura e tij tek “Los Blancos” përkrah shumë gjërave mbahet mend për faktin se e fituan titullin e ligës në sezonin 2011/12 me 100 pikë dhe 121 gola të shënuar gjatë këtij procesi./Telegrafi/