Please enter at least 3 characters.

Mourinho kërkon rritje rroge për të rinovuar kontratën me Unitedin

2017/11/mos.jpg

Jose Mourinho kërkon një rrogë më të lartë nga Manchester United në mënyrë që të vazhdojë të qëndrojë në detyrën e trajnerit të “djajve të kuq”.

Sipas të përditshmes britanike “Sunday Mirror”, trajneri portugez ka kërkuar një rritje rroge prej 3 milionë stërlinash për sezon për të shtyrë kontratën me United.

Aktualisht, Mourinho përfiton 12 milionë stërlina për sezon, por trajneri kërkon t’i shtojë kësaj shumë edhe 3 milionë të tjera.

Dhe, për këtë arsye, ditët e ardhshme pritet një takim mes menaxherit të trajnerit Jorge Mendes dhe drejtorit ekzekutiv të Manchester United, Ed Woodward.

Në sezonin e tij të parë me skuadrën e United, trajneri portugez ka fituar 3 trofe: Europa League, Kupën e Ligës dhe Commynity Shield, që sipas tij i kanë sjellë fitime të mëdha arkës së skuadrës. Ndërkohë që, këtë sezon, skuadra e tij është ende në garë për titullin në Premier League, me 5 pikë pas fqinjëve të Manchester City.

Falë kualifikimit në Champions League, skuadra e tij arriti të sigurojë kontrata të majme me sponsorët kryesorë Adidas dhe Chevrolet, ndaj Mourinho kërkon pjesën e tij në këtë sukses. “Jam i lumtur këtu dhe i dua lojtarët e mi”, ka thënë Mourinho, duke lëshuar sinjalet e para. /telesport/