Please enter at least 3 characters.

Mourinho kërkon ribashkimin me Lingard, gati oferta 30 milionëshe për anglezin

2020/09/GettyImages-1265088102.jpg
283:"COLOGNE, GERMANY - AUGUST 10: Jesse Lingard of Manchester United runs with the ball during the UEFA Europa League Quarter Final between Manchester United and FC Kobenhavn at RheinEnergieStadion on August 10, 2020 in Cologne, Germany. (Photo by Sascha Steinbach/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Jesse Lingard e ka humbur vendin e titullarit te Manchester United pasi ka pasur rënie në formën e tij.

Mesfushori ofensivë anglez dëshiron që të luaj vitin e ardhshëm në kampionatin evropian dhe duke qëndruar në bankën rezervë nuk pritet të marrë ftesë nga Anglia.

Kjo ka bërë që të mendoj largimin nga Old Traford dhe tani pritet ribashkimi i tij me Jose Mourinhon.

Trajneri portugez e vlerëson shumë Lingardin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta sjellin atë në Tottenham.

Jesse Lingard dhe Jose Mourinho. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Sipas asaj që kanë raportuar mediat angleze, Spurs ka gati ofertën prej 30 milionë euro për të.

Kjo ofertë duket se ka kënaqur Djajtë e Kuq të cilët pritet ta pranojnë dhe ta lejojnë largimin e Lingard.

27-vjeçari edicionin e kaluar në 40 ndeshje zyrtare realizoi katër gola dhe bëri dy asistime.

Gjithnjë sipas shtypit britanik, zyrtarizimi i tij te Spurs pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme. /Telegrafi/