Mourinho ia ul vlerën vetes
22/12/2015
E përditshmja britanike Daily Star raporton se portugezi është i gatshëm të heq dorë nga paga prej 10 milionë funtesh.
Mourinho pas shkarkimit nga detyra e trajnerit të Chelseat javën e kaluar është i përgatitur të pranojë një marrëveshje katërvjeçare me një pagë prej gjashtë milionë funtesh për të pasuar Louis van Gaal, transmeton Telegrafi.
Aktualisht, portugezi është trajneri më i paguar në Ligën Premier, ku fitoi 10 milionë funte në vit.
Mbetet të shihet nëse 52-vjeçari do të merr drejtimin e Djajve të Kuq, apo do të rikthehet në skuadrën e Real Madridit. /Telegrafi/


