Please enter at least 3 characters.

Mourinho: Forma e Torres falë besimit që i kam dhënë unë

2016/01/mourinho-forma-e-torres-fal-euml-besimit-q-euml-i-kam-dh-euml-n-euml-un-euml_hd.jpg

Mourinho preferoi ta angazhojë Torresin në vend të Samuel Eto’o, duke i dhënë tij startin e 100-të te Chelsea, dhe spanjolli e shpërbleu besimin e trajnerit duke shënuar golin e 38-të dhe të 39-të për Blutë që nga transferimi 50 milionë funtësh nga Liverpooli.

“Ajo çfarë i jep shtytje atij është besimi që ai e di se unë kam në të. Samuel luajti një ndeshje shumë të mirë kundër Cardiff dhe shënoi golin e fitores”.

“Por, unë mendova se Fernando ishte më i adaptuar ndaj kësaj ndeshje. I dhashë besimin dhe ai u përgjigj mirë. Është mirë për të, është ndjenjë e mirë të shënosh gola, gola fitues në Ligën e Kampionëve”, ka thënë portugezi./Telegrafi/