Please enter at least 3 characters.

Motrat Kabashi së shpejti vijnë me këngë të re

2019/06/54800676_412531932900189_146883813050117862_n-e1560934121784.jpg

Dy emra të njohur të skenës muzikore, Ana dhe Arta Kabashi po sjellin një këngë të re.

"Papa" mban titullin projekti i dyshes, xhirimet e të cilit tashmë kanë filluar.

Kjo u bë e ditur nga storiet e dy motrave në Instagram, ku të dy këngëtaret shfaqen shumë në formë.

Arta Kabashi dhe Ana Kabashi (Foto: Instagram/annakabashi)

"Ruse kundër Latines jo por Shqiptare", ka shkruar Ana krahas imazhit kur shfaqet me motrën e saj.

Bukuroshet tona shquhen për format e tyre trupore, madje komentohen më shumë se për muzikën që bëjnë.

Ndër të tjera, projekti i fundit i publikuar nga Ana i titulluar "Ana Kabashi" u prit mjaft mirë nga publiku. /Telegrafi/