Please enter at least 3 characters.

Motra e Kim kritikohet për një postim në rrjetet sociale (Foto)

2017/04/KourtneyKardashian.jpg

Kourtney Kardashian ka nxitur një numër të madh reagimesh, pas publikimit të një fotografie në Instagram me mbishkrimin: “Unë pas një thyerjeje mendore”.

Pjesëtaret e klanit Kardashian/Jenner dinë gjithmonë të tërheqin vëmendje me postimet e tyre në rrjetet sociale.

Dhe 38-vjeçarja ka arritur të bëjë diçka të tillë, jo me ndonjë pozë atraktive, por thjesht me një përshkrim.

(Instagram)

Mirëpo, këtë herë, ajo është kritikuar me shakanë e bërë për sëmundjet mendore.

“Sëmundja mendore nuk është shaka. Shumë njerëz vuajnë nga kjo”, ishte një prej shumë komenteve në postimin e saj.

Ndjekësit e kanë këshilluar yllin televiziv që të jetë më e kujdesshme në të ardhmen kur të publikojë gjëra të tilla. /Telegrafi/