Please enter at least 3 characters.

Motra e Elvis Pistës sulmon veturën e personit të dyshimte për vrasjen e vëllait të saj

2016/01/motra-e-elvis-pist-euml-s-sulmon-vetur-euml-n-e-personit-t-euml-dyshimte-p-euml-r-vrasjen-e-v-euml-llait-t-euml-saj_hd.jpg

Ky sulm, siç mëson Gazeta Express, ka ndodhur afër Postës në Rahovec. Burimet po ashtu kanë treguar se i dyshuar Veliu në këtë moment ka qenë duke e vozitur veturën e Elvis Pistës, të cilën nuk ua ka kthyer kurrë familjarëve. Këtë sulm mbi veturë Beatrisa e ka bërë me një karrige në prani të qindra njerëzve.

Elvis Pista ishte vrarë me 15 qershor të vitit të kaluar në Rahovec për motive ende të panjohura, në oborrin e restorantit "Jaha Petrol". Pista ishte kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e PDK-së. /Gazeta Express/