Motoçiklistë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Policisë vizituan komunën e Krushevës
25/05/2018
Në Krushevë u mbajt takimi i tretë i motoçiklistëve - IPA, ku morën pjesë rreth 90 anëtarë të Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë (ANP), nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia e Kroacia.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryekomunari i Krushevës, Tome Hristoski, duke u dëshiruar qëndrim të këndshëm në Krushevë.
Sipas tij, vizita e motoçiklistëve paraqet promovim për Krushevën, duke kërkuar nga ata që sërish ta vizitojnë këtë komunë.
Motoçiklistët e vizituan edhe Muzeun e Luftës Nacional-Çlirimtare dhe varrin e këngëtarit Toshe Proeski, si edhe shtëpinë e tij./Telegrafi/


