Moti sot, rrebeshe lokale shiu e shkarkime rrufesh
Foto: Arkiv
23/05/2026
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku herë pas here priten rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimalet prej 21 deri në 24°C.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 18-50 km/h. /MeteoKosova/


