Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

2017/05/shiu-dhe-bubullima-780x439.jpg

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, të cilat më të dendura do të jenë në pjesën juglindore të vendit. Gjithashtu do të fryjë erë e përforcuar.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 2 deri 7 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 9 deri 17 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, parashihet që të vazhdojnë reshjet e shiut./Telegrafi/