Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Maqedoni

2017/12/borë.jpg

Në Maqedoni moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të dobëta të shiut dhe të borës.

Reshje më të shumta do të ketë pjesa perëndimore dhe jug-perëndimore të vendit ndërsa në pjesë të caktuara do të ketë edhe shfaqje të mjegullës.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz nga -2 gradë celsius deri 1 gradë celsius, ndërsa temperatura ditore do të arrijë deri 9 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë përafërsisht i njëjti ku temperatura në mëngjes do të jenë rreth -4 gradë celsius ndërsa temperatura gjatë ditës do të arrijë 10 gradë celsius./Telegrafi/