Moti sot në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 9 gradë Celsius
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
11/11/2024
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
Nëpër ultësira parashihet mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/


