Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Kosovë

2019/09/unnamed-20.jpg

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se dita e sotme do të vazhdojë me kushte të ngjashme meteorologjike.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Kurse, muaji gusht u përmbyll me temperatura të larta dhe me deficit të reshjeve, përjashtuar rajonin e Pejës ku atje në intervale të shkurta kohe u regjistruan rekorde të reshjeve me mbi 80mm, derisa në pjesët tjera, sidomos në rrafshin e Kosovës nuk u regjistruan reshje të mjaftueshme, nga 25-30mm.