Please enter at least 3 characters.

Moti sot, ftohtë dhe temperatura deri -10 gradë

2021/03/te-reshurat-e-bores-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari.IHK njofton se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/