Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 37 gradë
28/07/2026
Shqipëria të martën do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Era me drejtim nga veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14m/s.
Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/


