Moti në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
SHMU njofton se moti parashikohet alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Reshjet e dobëta të shiut parashikohen të bëhen prezentë prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje dhe në jug të territorit. Në mbrëmje ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s.
Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë. /Telegrafi/


