Please enter at least 3 characters.

Moti në Kosovë, vazhdojnë reshjet e shiut dhe të borës

2019/01/moti-me-bore-ne-prishtine-18-dhjetor-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg
14:"Ridvan Slivova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

IHK në njoftimin për media njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 6-22 m/s, ndërsa në disa pjesë të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë më e madhe. /Telegrafi/