Please enter at least 3 characters.

Moti në Kosovë, temperaturat maksimale deri 17 gradë Celsius

2018/04/Moti.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas institutit, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 14°C deri në 17°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar./Telegrafi/