Please enter at least 3 characters.

Moti në fundjavë, rritje e lehtë e temperaturave

2020/10/moti-ne-kosove_2973-780x439-1.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se fundjava parashihet të jetë kryesisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

IHK njofton se minimalet gjatë këtyre katër ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare. /Telegrafi/