Moti deri në fund të ditës
18/08/2016
Në pjesët perëndimore të vendit ka zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme të përcjella me shi lokal dhe bubullima, sidomos në zonat malore. Masa e reve lëviz me drejtim kah verilindja, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira mesatare, ndërsa pasdite pritet të ketë shi dhe dukuri të bubullimave.
Temperaturat pritet të ulen prej pesë deri në dhjetë gradë, krahasuar me ditët e kaluara./Telegrafi/


