Please enter at least 3 characters.

Mot me diell, temperaturat deri në 18 gradë

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6°C, ndërkaq temperaturat maksimale nga 13-18°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. /Telegrafi/