Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë
27/05/2026
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura priten përreth relievit malor.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 25deri në 29°C.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s. /Telegrafi/


