Please enter at least 3 characters.

Mot me diell e vranët, rënie në temperaturat maksimale

2021/06/vapa-foto-Ridvan-Slivova-2-2.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në vlerat e temperaturave maksimale do të ketë rënie, ndërsa minimale mbeten kryesisht të larta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/