Please enter at least 3 characters.

Mot i vranët, vende-vende riga shiu

Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 11 deri 14 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/