Please enter at least 3 characters.

Mot i vranët dhe me diell, vende-vende riga të dobëta shiu

2024/10/sheshi-Nene-Tereza-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me diell.

IHK njofton se vranësirat vende –vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes. /Telegrafi/