"Mos të qaj për një femër", Leo me thumb direkt ndaj Edit
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Leonardo Gashi, ka qenë i ftuar në një intervistë për “Prive" nga Liberta Spahiu.
Ai ka folur gjerë e gjatë për jetën e tij pas daljes nga formati i njohur si dhe për ish-konkurrentët.
Këngëtari pati edhe diçka për të thënë për ish-banorin e BBVK3, Eduard Kuçin.
I njëjti theksoi se e sheh Edin komplet ndryshe nga edicioni i kaluar.
“Po e shoh komplet ndryshe, po më pëlqen që është vetvetja, po tregon emocione, nuk krahasohet aspak me Edin që ka qenë vitin e kaluar", u shpreh ai.
Leo nuk hezitoi ta kritikonte për momentet e tij emocionale, duke iu referuar lidhjes me Dolcen.
"Edi më ka kritikuar vitin e kaluar në Big për lidhjen që e kam pasur, por sipas tij, ai duhet ta majë veten pak më shumë, mos të qajë aq shumë lot për një femër".
Me këtë deklaratë, artisti në mënyrë të tërthortë iu përgjigj kritikave që Edi kishte bërë ndaj tij vitin e kaluar. /Telegrafi/


