Please enter at least 3 characters.

Moreno ndihet i shfrytëzuar dhe i tradhtuar pas kthimit të Enriques si trajner i Spanjës

2019/11/RobertMoreno-1-e1574177869627.jpg
254:"GIJON, SPAIN - SEPTEMBER 08: Robert Moreno of Spain looks on during the UEFA Euro 2020 qualifier match between Spain and Faroe Islands at Estadio Municipal El Molinon on September 08, 2019 in Gijon, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Luis Rubiales, ka konfirmuar se Luis Enrique është ricaktuar në postin e përzgjedhësit të Spanjës duke larguar kështu Robert Morenon nga posti i kryetrajnerit.

Asistenti mëhershëm i Enriques, Moreno, e mori drejtimin e La Rojas në muajin mas, fillimisht si ushtrues detyre, pasi që vajza e ish-trajnerit të Barcelonës ishte e sëmurë me kancer, ndërsa në muajin gusht ndërroi jetë.

Burime pranë Morenos thonë se ai ndihet "i shfrytëzuar dhe i tradhtuar" nga Luis Enrique dhe Rubiales, pasi ky i fundit e kishte njoftuar atë mëngjesin e të martës për vendimin e federatës, vetëm pak çaste para se ta konfirmonte kthimin e trajnerit të mëparshëm.

Robert Moreno (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Ai kishte mësuar nga burimet e tij brenda RFEF që të hënën se do të shkarkohej, për këtë arsye nuk u paraqit në konferencën për shtyp pas fitores së Spanjës ndaj Rumanisë që ia siguroi kombëtares së tij një vend në vazon e parë.

Siç raporton AS, Moreno ishte i dëshpëruar në zhveshtore në momentin kur u tha lojtarëve të tij se koha e tij si kryetrajner ka marrë fund. /Telegrafi/