Please enter at least 3 characters.

Morena Taraku sjell video teksa freskohet në dush

2019/02/morenataraku_42925369_594188324332738_207659928530674125_n-e1551094965257.jpg

Morena taraku kishte befasuar të gjithë ditë më parë me një mesazh në rrjetet sociale.

Bukuroshja kishte publikuar një imazh në llogarinë personale në Instagram teksa në "gishtin e fejesës" mbante një unazë dhe ka pohuar se ishte fejuar.

Por, zeshkania më tepër detaje nuk ka dhënë duke mbetur gjithçka misterioze në lidhje me mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën.

Së fundi, këngëtarja ka sjell një video teksa shihet në një dush duke u freskuar edhe pse temperaturat janë tejet të ulta.

"Është ftohtë jashtë", ka shkruar ajo teksa shihet e veshur vetëm në të brendshme dhe reçipeta.

Ajo ka tash e sa muaj që është zhvendosur në Stamboll të Turqisë për të jetuar dhe vazhduar karrierën e saj atje.

Ndryshe, Morena është duke punuar në projekte të reja të botës së modës dhe muzikës. /Telegrafi/