Please enter at least 3 characters.

Moratti: Po të isha ende president, ndoshta do të kisha menduar edhe për transferimin e CR7

2018/07/Moratti-1-e1532675020606.jpg
292:"ROME, ITALY - MAY 29: FC Internazionale Milano President Massimo Moratti celebrates after victory in the Tim Cup final during the Tim Cup final between FC Internazionale Milano and US Citta di Palermo at Olimpico Stadium on May 29, 2011 in Rome, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Massimo Moratti ka thënë se Juventusi ka bërë një gjë të bukur me nënshkrimin e Cristiano Ronaldos dhe se nëse do të ishte ende presidentin i Interit ndoshta do të kisha menduar për të.

Fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar për Bianconerët në një marrëveshje prej 112 milion eurosh dhe do të fitojë 30 milionë euro në sezon në skuadrën nga Torino.

"Po të isha ende President, ndoshta do të kisha menduar edhe për këtë...", ka thënë fillimisht Moratti për Rtv San Marino.

"Juventusi ka bërë gjëra të mira, më pëlqen kjo befasi e bërë për tifozët, një dhuratë e vërtetë".

Moratti dhe Zanetti duke festuar një nga shumë Kupat e fituara së bashku (Getty Images)

"Pashë të njëjtën situatë që përjetova me [brazilianin] Ronaldo, përgëzime për të, sepse ata bënë një gjë të bukur".

Moratti gjithashtu gjykoi edhe skuadrën aktuale të Nerazzurrëve, të cilët i sheh si një ekip që mund të bëjë mirë në të gjitha fronet.

"Inter humbii dy lojtarë të mirë si Joao Cancelo dhe Rafinha, por ekipi më duket i përforcuar".

"Unë mendoj se ata do të bëjnë shumë mirë në ligë dhe nëse ata janë shumë të vëmendshëm ata mund të bëjnë mirë edhe në Ligën e Kampionëve", përfundoi presidenti legjendar i Interit. /Telegrafi/