Please enter at least 3 characters.

Monica Bellucci dhe Tim Burton flitet se janë në një lidhje dashurie prej katër muajsh

2023/02/67961005-0-image-a-23_1677075426392.jpg

Aktorja italiane, Monica Bellucci dhe producenti Tim Burton, thuhet se kanë nisur një lidhje fshehurazi që katër muaj.

Çifti u takuan për herë të parë para 16 viteve, por thuhet se kanë filluar të takohen pasi u panë me njëri-tjetrin në Festivalin e Filmit “Lumiere” në Lyon në tetor.

Monica, 58 vjeçe, e cila ishte e ftuar speciale në festival - i dha Timit, 64 vjeç, çmimin ‘Lumiere’ për arritjet e tij në karrierë.

Foto: Getty Images

Teksa iu dorëzua çmimi, Tim tha: “Gjatë gjithë jetës sime së bashku, nuk kam ndjerë kurrë kaq shumë dashuri sa sonte”.

Paris Match shkruan se Monica dhe Tim "u takuan shkurtimisht në shkallët e Palais des Festivals në Kanë në vitin 2006, por vetëm 16 vjet më vonë, prapa skenave të një festivali tjetër, ata u afruan më shumë".

Monica ka qenë beqare që kur u nda nga artisti Nicolas Lefebvre në vitin 2019.

Foto: Getty Images

Më parë ishte e martuar me Vincent Cassel nga 1997-2013.

Ish-modelja u takua me Casselin në vitin 1996 në xhirimet e filmit “l'Appartement” të Gilles Mimouni.

Ata kanë dy vajza, Deva, e cila ka lindur në vitin 2004 dhe Leonie, e cila erdhi në jetë në vitin 2010.

Foto: Getty Images

Ata ishin së bashku për tre vjet përpara se të martoheshin në një ceremoni në Monako, në Rivierën Franceze.

Tim ishte në një lidhje me aktoren e “The Croën”, Helena Bonham Carter, 56 vjeçe, por fatkeqësisht ata u ndanë në vitin 2014.

Foto: Getty Images

Të njëjtit nuk u martuan kurrë, por ishin së bashku për 13 vjet dhe kanë dy fëmijë: djalin Billy, 20 vjeç dhe vajzën Nell, 16 vjeçe. /Telegrafi/