Please enter at least 3 characters.

Momenti kur Povetkin bëri njërin ka rikthimet më të mëdha dhe mposhti Whyte me një nokaut brilant

2020/08/povetkin-white.jpg

Alexander Povetkin mposhti me një rikthim të çmendur Dillian Whyte duke ia dhënë një nokaut të rrallë.  

Whyte, i cili ka qenë kampion i përkohshëm i WBC për më shumë se 1.000 ditë, shpresoi se fitorja ndaj Povetkin më në fund do t’ia jepte atij titullin botëror.

Megjithatë, asgjë nuk shkoi sipas planit edhe pse 32-vjeçari u tregua i fortë kundër veteranit Povetkin në fillim të meçit.

Britaniku bëri përparimin kundër yllit 40-vjeçar rus kur e rrëzoi atë dy herë në raundin e katërt.

Por, Povetkin atëherë bëri të pa mendueshmen në të pestin duke rikthyer ndeshjen në favor dhe duke e fituar atë.

Povetkin dha një nokaut të rrallë duke e rrëzuar në tokë britanikun dhe duke fituar meçin me vendim të gjyqtarit.

Fitorja e Povetkin tani e ka vendosur atë në rresht për tu përballur me fituesin e ndeshjes mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder për kampionin e WBC. /Telegrafi/