Momenti kur Di Maria i nervozoi tifozët e Barçës, harroi se kishte ende lojë deri në fund? (Video)
09/03/2017
Ish-ylli i Real Madidit, Angel Di Maria, është kapur nga kamerat në Camp Nou duke u tallur në njëfarë mënyre me tifozët vendas.
Argjentinasi teksa po festonte golin e Edison Cavanit është kthyer nga tifozët e klubit spanjoll dhe ua ka bërë me gisht që të qetësohen.
Por, duket se ai harroi që Barcelona kishte përkrahjen e rreth 100,000 tifozëve në stadium dhe në vazhdim ndodhi rikthimi i madh i Barçës.
Tani Di Maria, i cili kaloi katër vite te Los Blancos është shndërruar në objekt tallje nga tifozët e klubit katalunas në rrjetet sociale.
Gjithsesi, ky është futbolli, por me raste duhet të tregosh durim dhe të mos festosh para kohe, sepse gjërat mund të ndryshojnë shpejt. /Telegrafi/
https://twitter.com/BeanymanSports/status/839622168329785344


