Please enter at least 3 characters.

Momenti i turpshëm nga Gjykata Supreme në SHBA – drejtpërdrejt nga telekonferenca dëgjohet zhurma e ujit nga tualeti

2020/05/200505115033-04-scotus-may-2020-exlarge-169.jpg
288:"In this Sunday, May 3, 2020 photo, clouds roll over the Supreme Court at dusk on Capitol Hill in Washington. On Monday, May 4, the Supreme Court for the first time audio of court's arguments will be heard live by the world and the first arguments by telephone. (AP Photo/Patrick Semansky)
16:"Patrick Semansky

Gjykata Supreme në SHBA bëri "histori" të mërkurën pasdite, duke mbajtur bisedime përmes telefonit për shkak të COVID-19, kur krejt papritur dëgjohet zhurma e ujit nga tualeti.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, publiku që kurrë më parë nuk ka qenë në gjendje të dëgjojë në kohë reale këto argumente të mbajtura nga distanca, kësaj radhe u përballen edhe me një “befasi” të pakëndshme.

E gjitha kjo ndodhi pasi gjykatësit, avokatët dhe vendi po merren me problemet dhe rreziqet përmes linjave të telekonferencës.

Bëhet e ditur se rasti në fjalë kishte të bënte për Ligjin e Mbrojtjes së Konsumatorit që ndalon thirrjet e padëshiruara në celular duke përdorur një sistem të automatizuar.

Disa thonë se një dispozitë shkelë Kushtetutën.

Avokati Ramon Martinez, që përfaqësonte grupet politike duke kundërshtuar ligjin, u përballë në atë moment me këtë çast të turpshëm. /Telegrafi/