Please enter at least 3 characters.

Momenti i shpërthimit të bombës së vënë në motoçikletë, që kishte për cak të eliminoj deputetin ukrainas (Video, +18)

2017/10/1-591.jpg

Një video rrëqethëse është duke qarkulluar në internet, në të cilën shfaqet momenti kur një motoçikletë e parkuar në rrugë eksplodon pasi në të ishte vendosur një bombë, e cila kishte për cak ta hedh në erë deputetin djathtistë të Ukrainës.

Në video shihet deputeti Igor Mosiychuk i cili i shpëton atentatit me bombë, edhe pse në rrugët e Kievit ku edhe ndodhi shpërthimi, u plagosën disa persona si dhe humbi jetën dy persona përfshirë edhe truprojën e politikan ukrainas, transmeton Telegrafi.

Por, hiq më lehtë nuk ka shpëtuar edhe 45-vjeçari Mosiychuk të cilit i janë ngulur copëza të metalta nga bomba, që pas intervenimit në spital i janë larguar dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Bomba ishte vendosur në motoçikletë të cilën sipas dëshmitarëve e kishin sjell dy persona. Ndërkaq Mosiychuk akuzon Rusinë për shpërthimin, derisa hetuesit janë duke hetuar rastin që sipas gjitha gjasave është vepër terroriste. /Telegrafi/