Please enter at least 3 characters.

Momenti i arrestimit të Fjolla Morinës nga Policia e Kosovës (Video)

2021/07/fjollllll.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është arrestuar të hënën në mëngjes nga autoritetet.

Policia e Kosovës e ka arrestuar atë në lagjen Emshir të Prishtinë, pranë lokalit të saj të veshjeve "Alayah Luxory".

Ajo ishte shpallur në kërkim nga Interpoli, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet.

Në një video të emisionit "Prive", kamerat rastësore nga kalimtarët kanë xhiruar momentin kur edhe ndodh arrestimi i këngëtares.

Videoja në fjalë tregon momentin kur Policia e Kosovës i vendos prangat Fjollës, teksa e njëjta përpiqet të bisedojë dhe të kuptojë arsyen e arrestimit të saj.

Dënimi dhe shpallja e Fjolla Morinës në kërkim kanë një shkas: Ajo vitin e kaluar tentoi të kaloonte kufirin Kosovë-Shqipër ime dy revole në veturën e saj, dhe mu për këtë u arrestua nga Policia e Shtetit në Shqipëri, nën akuzën "trafikim i armëve dhe municionit". /Telegrafi/