Please enter at least 3 characters.

Momenti fatal kur McGregor ‘trullos’ Cerronen – Goditje me gju, pastaj disa tjera radhazi me krahë

2020/01/received_2795011370559466.gif

Conor McGregor ka treguar aftësitë e shumta që ka në artet e përziera marciale gjatë fitores ndaj Donald Cerrone.

Luftëtari irlandez u rikthye në UFC pas 15 muajve, duke mposhtur amerikanin Cerrone, pas vetëm 40 sekondave.

Fitorja e McGregor erdh pas një shfaqje brilante nga luftëtari irlandez, i cili ishte i papërmbajtshëm.

Megjithatë, tani pas daljes së videove të përballjes është mësuar edhe arsyeja e rrëzimit të shpejt të Cerrones nga McGregor.

McGregor u tregua i papërmbajtshëm (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Në një video të publikuar nga ESPNMMA, vërehet se deri te trullosja e pastaj rrëzimi i Cerrones erdhi pas disa goditjeve që vështirë shihen gjatë ndjekjes së drejtpërdrejt të ndeshjes.

McGregor shihet që e godet kundërshtarin me gju, pastaj disa goditje të njëpasnjëshme me krahë, të cilat ishin fatale për Cerronen. /Telegrafi/