Please enter at least 3 characters.

Moment prekës: 100-vjeçari takon stërmbesën e tij

2023/01/2f70304a-873f-442a-b6e7-7e3e050c8608.jpg

Takimi i parë i Wilf Driscoll 100-vjeçar me stërmbesën e tij, Millie u kap në kamera.

Driscoll festoi 100-vjetorin e lindjes më 25 korrik 2022 dhe në fund të dhjetorit një nga mbesat e tij e prezantoi atë me vajzën e saj.

Që në momentin që ajo arriti, stërgjyshi i saj i kujdesshëm e mbajti në krahë "aty ku ishte e sigurt", siç tha ai.

Ai ishte duke buzëqeshur vesh më vesh ndërsa foshnja flinte i qetë në krahët e tij dhe momenti është i veçantë për të gjithë familjen, të cilët e cilësojnë si “ditën më të çmuar të jetës së tyre”.

Me gruan e tij Mary, Wilf kishte pesë vajza, pra është gjyshi i shtatë fëmijëve, dhe përveç Millie, ai ka edhe tre stërnipër.

Hulumtimi i Universitetit Stanford nga viti 2016 nxjerr në pah përfitimet e inkurajimit të ndërveprimit midis të moshuarve dhe foshnjave, ose të vegjëlve. Shkencëtarët thanë se "të moshuarit kërkojnë dhe kanë nevojë për një qëllim në jetën e tyre dhe fëmijët mund t'ua sigurojnë atë". /Telegrafi/