Please enter at least 3 characters.

Mohamed Salah shpallet "Lojtari i Vitit" nga PFA për herë të tretë, rekord historik

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, është shpallur "Lojtari i Vitit" nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) për herë të tretë në karrierë, duke vendosur një rekord historik.

Sulmuesi egjiptian pati një sezon të jashtëzakonshëm 2024/25, ku ishte figura kryesore në rrugëtimin e Liverpool drejt titullit të Ligës Premier.

Ai e përfundoi kampionatin si golashënuesi më i mirë i ligës me 29 gola dhe njëkohësisht si asistuesi më i mirë me 18 finalizime.

Salah u përzgjodh fitues mes gjashtë kandidatëve të nominuar për çmimin prestigjioz: Bruno Fernandes (Manchester United), Alexander Isak (Newcastle United), Alexis Mac Allister (Liverpool), Cole Palmer (Chelsea) dhe  Declan Rice (Arsenal).

Një vit më parë, çmimin e fitoi Phil Foden i Manchester Cityt, por këtë herë Salah rikthehet në majë, duke nënvizuar statusin e tij si një nga lojtarët më të mëdhenj të epokës moderne. /Telegrafi/