Mo Salah hedh ‘bombën’ për kontratën e re tek Liverpooli pas fitores ndaj West Hamit
Mohamed Salah ka dhënë një përgjigje mjaft interesante kur u pyet për situatën e kontratës së tij tek Liverpooli. 32-vjeçarit i skadon kontrata me Liverpoolin në fund të sezonit 2024/225, teksa edhe Virgil Van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold e gjejnë veten në një situatë të ngjashme.Reprezentuesi holandez ka gjasat më të mëdha që të mbetet pjesë e klubit, ndërsa Alexander-Arnold është lidhur fortë me një kalim tek Real Madridi.Megjithatë, Salah ka qenë më i përfoluri nga këta të tre dhe kjo vazhdoi edhe pas fitores ndaj West Hamit.
“Ne jemi larg asaj (arritjes së kontratës së re), por sërish, nuk dua të them diçka para gazetarëve dhe njerëzit të fillojnë të thonë gjëra.“Asgjë nuk ka ndryshuar por unë jam i fokusuar tek skuadra dhe të fitojë Ligën Premier”, ka thënë Salah.Ish-lojtari i Romës momentalisht kryeson listën e golashënuesve në Ligën Premier me 17 gola të shënuar pas 18 ndeshjeve të luajtura, teksa ka edhe 13 asistime./Telegrafi/


