MLS ‘shtrëngon rripin’ ndaj Messit – ylli argjentinas përballet me ndëshkim
Lionel Messi po përballet me mundësinë e një pezullimi mes spekulimeve se do të thyejë një rregull strikt të MLS-së, të cilin më parë e kishte shkelur edhe Zlatan Ibrahimovic. MLS All-Stars pritet të përballen me Liga MX All-Stars më 24 korrik në orën, por Messi ende nuk është bashkuar në stërvitje me ekipin para ndeshjes.Paraqitja e tij e fundit ishte në fitoren 5-1 të Inter Miamit kundër Neë York Red Bulls, ku shënoi dy gola të tjerë.Në skuadër janë përfshirë 26 lojtarë nga MLS për miqësoren, përfshirë Hirving Lozanon, Jordi Albën dhe Diego Rossin, ndërsa drejtuesit e ligës po bëjnë presion që Messi të jetë pjesë e ndeshjes.Si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, argjentinasi është kyç për organizatorët që synojnë të tërheqin më shumë tifozë drejt eventit.


