Mjegull në mëngjes, mot i qetë gjatë ditës në Shqipëri
21/12/2025
Sipas parashikimeve meteorologjike, moti gjatë ditës në Shqipëri do të jetë kryesisht i kthjellët, i shoqëruar herë pas here me vranësira kalimtare.
Mjegulla dhe mjegullina pritet të shfaqen në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, kryesisht përgjatë zonave luginore, duke ulur dukshmërinë në disa zona.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare prej rreth 5 m/sekondë, ndërsa në det parashikohet valëzim i ulët, i forcës 1 ballë, çka favorizon kushte të qeta për lundrim.
Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve kujdes të shtuar gjatë orëve me mjegull./Telegrafi/


